VIDEO/ Dramë në garën e fundit, shihni sesi Verstappen u shpall kampion bote në Formula 1

221
Sigal

Sezoni i Formula 1 për vitin 2021 përfundoi në mënyrën më spektakolare të mundshme – titulli u vendos në garën e fundit dhe shkoi për Max Verstappen.

Pesë xhiro nga fundit, një automjet sigurie hyri në pistë, pasi Nicholas Latifi dhe Williams-i i tij u përplasën me një mur. Në këtë moment, Verstappen shkoi të ndërronte gomat dhe priti që gara të vazhdonte.

Automjeti i sigurisë doli nga pista para xhiros së fundit dhe holandezi pati një xhiro të plotë për të parakaluar Leëis Hamilton.

Pikërisht në nisje të xhiros së fundit, pas vetëm disa kthesave, piloti i Red Bull parakaloi  Hamiltonin dhe më pas mbrojti avantazhin, duke arritur kështu titullin e tij të parë në Formula 1.