Shpërthimi në një hotel, ISIS godet sërish, 4 të vrarë nga një sulm vetëvrasës në Egjipt

419
Militantët e Shtetit Islamik morën sot përgjegjësinë për vrasjen e një gjykatësi, dy policëve dhe një civili gjatë një sulmi vetëvrasës në një hotel të Sinait verior, që njihet si bazë xhihadiste. Autoritetet thanë se sulmi, i cili la 12 të plagosur, ndodhi në hotelin Swiss Inn të qytetit El-Arish, ku po qëndronin gjyqtarët që mbikëqyrnin zgjedhjet parlamentare të vendit.

Ushtria tha se trupat dhe policët që ruanin hotelin hapën zjarr mbi një automjet me lëndë shpërthyese kur ai po i afrohej ndërtesës dhe në këtë moment njerëzit në makinë e hodhën atë në erë. Sipas autoriteteve, dy militantë hynë pa u diktuar në ndërtesë. Njëri prej tyre që kishte një jelek me eksploziv hyri në kuzhinën e hotelit ndërsa tjetri hapi zjarr brenda një dhome. Egjipti tha se tre personat që sulmuan u vranë.
Sigal