Shpërthim në Pakistan, raportohet për 35 vik.tima dhe 200 të plagosur

53
Sigal

Të paktën 35 persona humbën jetën dhe 200 të tjerë mbetën të plagosur nga një shpërthim në Pakistan gjatë një mitingu të organizuar nga një parti islamike.

Autoritetet kanë rrethuar zonën dhe kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve ka gjasa të rritet më tej. Një operacion shpëtimi për të ndihmuar të plagosurit është në vazhdim dhe policia ende nuk ka konfirmuar shkakun e shpërthimit.

Pamjet e transmetuara në televizionin vendas tregojnë ambulancat që transportonin njerëz të plagosur në spitalet në rrethin fisnor pakistanez të Bajaur, në provincën Khyber Pakhtunkhëa pranë kufirit me Afganistanin.