Sigal

Dhjetra pacientë kanë ngritur aktakuzë kundër një kirurgu plastik nga Brazili i cili i ka trajtuar atë me pigmente të paligjshme estetike duke i shpërfytyruar.

Sipas Daily Mail, Dr. Wesley Murakami akuzohet për injektimin e sasive të paligjshme të metakrilatit në pacientë gjatë procedurave estetike.

“Viktimat” estetike pretendojnë se mjeku i ka bindur ata se ky trajtim do të përmirësonte pamjen e tyre dhe premtoi se rezultati do të korrigjonte të gjitha papërsosmëritë në fytyrë, duke përfshirë dhe plagët.

Megjithatë, rezultati ishte krejtësisht i kundërt. Rreth 40 pacientë nkohen se pasojat kanë qenë të frikshme, pasi kanë përfunduar me një fytyrë të deformuar.