Shkup: Arrestohet autori i helmimit të nxënësve

516
Zbulohen autorët që helmuan ditë më parë dhjetra nxenës e profesor shqiptarë të shkollës ekonomike në Shkup, “Arsenije Jovkov” Policia ka identifikuar 20-vjeçarin maqedonas ,Nikolla Xhikovski si kryes të kësaj vepre. Ai ka hedhur helmin me spraj në shkollë, informojnë mediat maqedonase. Po kështu ka nisur procedimi penal edhe ndaj 16-vjecarit Antonio Toshev, që është nxënës i vitit të dytë në këtë shkollë, si dhe 17-vjecarit Albin Kurtoviç.
Nxënësit e helmuar shqiptarë përfunduan në Klinikën toksikologjike me simptoma kollitjeje dhe të frymëmarrjes. Incidenti i helmimit të nxënësve shqiptarë, ndodhi para dy ditësh, kur 14 nxënës dhe një profesor, përfunduan në Klinikën toksikologjike me simptoma kollitjeje dhe derdhje lotësh.
Sigal