Shkon në dy numri i viktimave në ishullin e Kretës, peizazh i frikshëm pas përmbytjeve

Moti i keq që përfshiu dje Kretën pati një fund tragjik duke vënë ishullin në zi për humbjen e dy personave.

Përfundoi në mënyrën më të trishtë operacioni i kërkimit për gjetjen e 45-vjeçares në Agia Pelagia e cila ishte zhdukur që prej ditës së shtunë, për shkak të motit të keq që goditi Kretën.

Sigal

Gruaja fatkeqe, e zhdukur që prej mëngjesit të së shtunës, , është gjetur e pajetë në det sot rreth orës 11:00. Së bashku me 50-vjeçarin Kostas Vergakis që u mbyt i bllokuar në automjetin e tij, ata kishin shkuar në Agia Pelagia mëngjesin e djeshëm për punë pastrimi. Automjeti me të cilin udhëtonin është marrë nga uji i shiut, për pasojë 50-vjeçari ka humbur jetën dhe 45-vjeçarja ka gjetur vdekjen pothuajse 24 orë më vonë.

Terrori i zëvendësuar nga zemërimi dhe indinjata, një ditë pas stuhisë vdekjeprurëse të 15 tetorit i gjen banorët e Kretës të futur në një realitet të ri të zymtë. Shtëpi të shkatërruara, biznese të rrafshuara, dëshpërim dhe pasiguri për të nesërmen. Makinat e zhytura në rërën e plazhit krijojnë një peizazh të frikshëm, ndërsa qytetarët nxitojnë dhe përpiqen të pastrojnë shtëpitë e tyre para se të bjerë nata.