Shkon në 492 numri i viktimave nga koronavirusi. Mbi 25 mijë të prekur në botë

417
Sigal

Virusi i frikshëm vazhdon të shënojë të tjera viktima. Sipas të dhënave të fundit për koronavirusin mësohet se deri mëngjesin e sotëm numri i të vdekurve ka arritur në 492 në të gjithë botën.

Rezultojnë së paku 25.552 të prekur, nga të cilat pak më shumë se 3,000 raportohet të jenë në një gjendje kritike. 492 njerëz kanë vdekur nga sëmundja dhe 907 janë shëruar.

Jashtë Kinës ka tani 25 vende me pacientë të infektuar – Tajlanda, Japonia, Singapori, Koreja e Jugut, Australia dhe Gjermania raportohen me shumicën e rasteve.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetit thotë se ekziston një “dritare mundësish” për të ndaluar koronavirusin e ri të bëhet një pandemi më e gjerë globale.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se “hapat që Kina ndërmori për të luftuar virusin në epiqendrën e saj ishin një mënyrë e mirë për të ndaluar përhapjen e saj”.

Nga ana tjetër janë izoluar mbi 60 milionë njerëz në Kinë, ndërsa në tre qytete raportohen disa mijëra të prekur të konfirmuar.

Së fundi është raportuar se 3700 persona të cilët janë duke u mbajtur në një anije në Japoni, përfshirë edhe 400 amerikanë, pasi një nga pasagjerë u konfirmua si i prekur me koronavirus.