Shkëmbim zjarri në Turqi, qëllohet për vdekje në kokë foshnja tre-muajshe

436
Një foshnjë vetëm tre-muajshe dhe gjyshi i saj kanë mbetur të vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri mes forcave turke të sigurisë dhe rebelëve kurdë në juglindje të Turqisë. Sipas AFP, ngjarja ndodhi në një shtëpi private në qytetin juglindor të Cizres. Mësohet se përleshjet ishin intensifikuar midis forcave turke dhe ato të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Foshnja për të cilën thuhet se quhej Miraj është qëlluar në kokë. Megjithatë, të afërmit i kishin telefonuar ndihmës së shpejtë, pasi e kishin parë se vajza ende po merr frymë. Sakaq, gjyshi i foshnjës, 73-vjeçari Ramadan Ince, e kishte gjetur veten midis zjarrit në momentin kur ishte duke dërguar mbesën drejt autoambulancës.
Sigal