Shikoi orën në semafor, studentja kanadeze gjobitet me 400 dollarë

499
Sigal

Një studente Kanadeze është gjobitur me 400 dollarë sepse shikoi orën inteligjente Apple Watch në semafor.

Victoria Ambrose u shpall fajtore për shkeljen e rregullores së drejtimit të makinave në Ontario.

Në gjykatë ajo shikoi orën e saj për të parë sesa çfarë ore ishte. Pretendimi i saj u rrëzua nga gjykatësi i cili tha se orët inteligjente janë një shpërqendrim.

Në Prill ajo i pikas nga një polic trafiku teksa po shikonte orën e saj në një dritë të kuqe semafori.

Polici tha se Ambrose nuk kishte lëvizur automjetin pasi ishte ndezur drita jeshile sepse vëmendja e saj ishte tek ora.