Shifrat e Pentagonit , SHBA mbi 9 milionë dollarë në ditë kundër IS

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpenzojnë më shumë se 9 milionë dollarë në ditë në luftën kundër Shtetit Islamik dhe deri tani kanë shpenzuar 2.7 miliardë dollarë në bombardimet ajrore, pas krijimit të koalicionit ndërkombëtar gushtin e shkuar.
Publikimi i parë i kostove nga Pentagoni, tregon se dy të tretat e shpezimeve totale ka shkuar për Forcat Ajrore dhe vjen menjërë pasi Kongresi hodhi poshtë ligjin që ndalon shpenzimet e mëtejshme.
Dhoma Amerikane e përfaqësuesve miratoi projektligjin për fondin e sigurisë prej 579 miliardë dollarësh.
Kostoja e operacioneve ushtarake të SHBA është rritur ndjeshëm që kur koalicioni nisi bombardimet vitin e kaluar në Irak.
Këtë javë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të dërgojë 450 trupa shtesë në nivel këshilltarësh në Irak, duke e çuar në total numrin e personelit ushtarak në 3,500.
Por zyrtarët theksojnë se misioni amerikan në Irak nuk është luftarak, por thjesht këshillues dhe trajnues për trupat vendase.
Të enjten, Gjenerali i lartë në SHBA Martin Dempsey tha se ndërhyrja e në Irak mund të zgjasë edhe më tej. Ai ngriti mundësinë e krijimit të një rrjeti shpërndarës të trajnimit të SHBA edhe në veri të Irakut.
Sigal