Sherri për një femër, shqiptari vret me thikë të riun në Itali (Emrat)

472
Një 27 vjeçar shqiptar ka goditur me thikë në zemër një të ri në zonën e Alba Adriatica në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes një grupi shqiptarësh dhe një grupi tjetër ku bënte pjesë viktima, i komunitetit rom.
Viktima është identifikuar si Manuel Spinelli 22 vjeç. Policia italiane ka arrestuar sakaq shqiptarin Farim Koldashi, 27 vjeç, me precendentë penalë në fushën e trafikut të drogës. Ai ka mbetur i plagosur në ngjarje dhe po ruhet me polici.

Sipas dëshmitarëve, shqiptarët zbritën nga makina dhe rrahën grupin e romëve ku në sherr e sipër u vra 22 vjeçari.

Emmelle.it shkuan se viktima ishte martuar me ish të dashurën e shqiptarit dhe që nga ai moment mes tyre kishte pasur sherre të vazhdueshme që përfunduan mbrëmë me tragjedi.
Sigal