Sherr mes disa personave për këngën e Krishtlindjes në Gjermani, tre të plagosur

32
Sigal

Një sherr banal ka përfunduar në përplasje me thikë në tregun e Krishtlindjeve në Dortmund të Gjermanisë.

Sipas Bild, dy grupe personash kanë debatuar për këngën e Krishtlindjes “Oh Du Fröhliche”.

Papritur dikush ka nxjerrë një thikë duke plagosur tre persona, ndërsa detajet janë ende të paqara.

Oficerët sekuestruan armën, ndërsa të plagosurit u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore