Shefja e FMN, Lagard paralajmëron Greqinë: S’ka falje, kryej pagesën

498
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristin Lagard, i bëri të qartë Greqisë se nuk do të ketë falje nëse vendi nuk paguan më 30 qershor shumën e 1,5 miliardë eurove që i detyrohet institucionit financiar në formën e shlyerjes së kredive të marra si pjesë e programit të shpëtimit në vitin 2012.
“Kam një afat përfundimtar që është 30 qershor, kur Greqia duhet të kryejë pagesën”, tha Lagard, në konferencë për shtyp para mbledhjes së eurogrupit.
Megjithëse ajo shpjegoi se nuk shpreson të ndodhë më e keqja, vendit nuk do t’i lejohen shtyrje të tjera.
Në fillim të qershorit, Greqisë iu lejua të mos kryente një pagesë prej 300 milionë eurosh, për të bashkuar të gjithë shumën që i detyrohej FMN-së në fund të muajit, me shpresën se deri atëherë do të jetë arritur një marrëveshje përfundimtare me kreditorët ndërkombëtarë, marrëveshje që sot duket më larg se kurrë.
Sigal