SHBA/ Vëllai i Barack Obama mbështet Trumpin

488
Sigal

Gjysmë vëllai i presidentit amerikan Barack Obama ka
deklaruar se do të marrë pjesë në debatet parazgjedhore si mysafir i kandidatit
republikan Donald Trump kanë bërë të ditur sot mediat amerikane.

“Donald Trump më pëlqen se flet nga zemra. ‘Do ta bëj
përsëri Amerikën të madhe’ është slogan i shkëlqyeshëm. Do doja ta shoh”, ka
thënë Malik Obama për New York Post”.

Malik Obama që ka lindur në Kenia por ka shtetësi
amerikanë qysh në korrik ka thënë se do të votojë për Trump.

Për Trumpin siç ka thënë do të votojë edhe për atë se
Hillary Clinton është fajtor për vdekjen e liderit libian Moamer Gadaf.

Nga kampi zgjedhor i Donald Trump dje është konfirmuar se
mysafir i tyre në debat do të jetë Malik Obama.Gazeta Telegraf/