SHBA, Trump: Do të kthej mbrapsht të gjithë sirianët

394
Donald Trump ka thënë se do i dërgojë në shtëpi të gjithë refugjatët sirianë që do të vijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse do të bëhet president. Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë u shpreh kështu në Nju Hempshajër: “Kam dëgjuar se duam të marrim 200 000 sirianë. Ata mund të jenë ISIS. Nëse ne fitojmë, ata do të kthehen mbrapsht”. Kjo deklaratë bie ndesh me atë që dha në fillim të këtij muaji për “Fox News”, kur theksoi se SHBA-të duhet të pranonin më shumë refugjatë. Kriza e refugjatëve që ka përfshirë një pjesë të Europës ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ofrohen për të mirëpritur 10 000 refugjatë vitin e ardhshëm.
Sigal