Sigal

Mësuesja e një shkolle fillore në Kentucky të SHBA-ve është shkarkuar, pasi kamerat e sigurisë e filmuan atë duke tërhequr zvarrë nëpër korridoret e shkollës një djalë 9-vjec me autizëm.

Pas publikimit të pamjeve ka reaguar ashpër edhe stafi i shkollës që e shkarkuan mësuesen, kurse pamjet e këtij momenti të sikletshëm i ka publikuar në Facebook nëna e vogëlushit Angel Nelson.

Ajo gjithashtu ka pranuar se djali i saj ka probleme në të folur dhe ishte diagnostifikuar vite më parë me autizëm, PTSD dhe depresion.

Nelson ka akuzuar mësuesen Abrams për dhunën e ushtruar ndaj të birit, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore duke e tërhequr zvarrë.

Më poshtë videoja e publikuar nga Daily Mail.