SHBA, Japonia reagojnë pas hedhjes së raketës nga Koreja e Veriut

501
Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe dënoi lëshimin më të fundit të një rakete nga Korea e Veriut. Ai e quajti veprimin “absolutisht të patolerueshëm”, ndërsa Presidenti Donald Trump e siguroi Japoninë se ka mbështetjen 100% të Shteteve të Bashkuara.
Zoti Abe bëri një koment të shkurtër në orët e vona të ditës së djeshme, ndërsa u shfaq për një konferencë shtypi të minutës së fundit në Florida së bashku me Presidentin Trump.
“Lëshimi më i fundit i një rakete nga Korea e Veriut është absolutisht e patolerueshme. Korea e Veriut duhet të respektojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit.”
Presidenti Trump u tregua edhe më lakonik dhe i prerë.
“Dua ta kuptojnë të gjithë dhe ta dinë mirë se SHBA-ja qëndron 100% pas aleates së saj, Japonisë.”
Prova koreanoveriore mendohet se është një sfidim për administratën Trump.
Dy udhëheqësit patën kaluar ditën në pronën luksoze të zotit Trump, Mar-a-Lago, në Florida, duke luajtur golf dhe duke darkuar së bashku me bashkëshortet.
Lëshimi i raketës nga Korea e Veriut është i pari që kur zoti Trump u bë President. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut, raketa u nis në mëngjesin e djeshëm, nga baza ajrore Banghyon, në provincën perëndimore të Pyonganit të Veriut, dhe fluturoi në drejtim të lindjes dhe drejt Detit të Japonisë.
Sigal