SHBA angazhohet që Kosova të pranohet në UNESCO dhe në INTERPOL

553
SHBA sot në Këshillin e Sigurimit të KB-së kushtuar situatës në Kosovë, është përpjekur që Kosova të prarohet në UNESCO dhe në INTERPOL. Duke përkrahur përpjekjet e Kosovës që të anëtarësohet në UNESCO, përfaqësuesi i ShBA në KS ka thënë se Kosova ka përgjegjësi të ruajë trashëgimin kulturore në territorin e vet, transmetojnë madiat. 
ShBA në mbledhje kanë ftuar edhe vende të tjera që të përkrahin anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL në mënyrë që t shtohet suksesi i luftës kundër krimit të organizuar. Në takim përfaqësuesi amerikan ka thënë se është arritur përparim në dialogun Beograd-Prishtinë por ka shtuar se duart e zgjatura duhet të shtrëngohen. ShBA kanë përshëndetur themelimin Gjykatës Speciale me vërejtjen se “ajo që individët kanë bërë, nuk bën të jetë në dëm të gjithë vendit”.
Sigal