Sërish protesta në SHBA, afro-amerikani paralizohet pasi u qëllua nga policia

268
Sigal

Rrugët në Kenosha të Wisconsin u mbushën përsëri me protestues, të cilët kërkojnë drejtësi për Jacob Blake.

Ai ndodhet në spital pasi u qëllua nga policia në një distancë të afërt, përballë tre fëmijëve të tij.

Blake, i cili iu nënshtrua një operacioni së fundmi, është pjesërisht i paralizuar dhe familjarët pranojnë se kjo mund të jetë gjendja e tij për gjithë jetën.

“Do të duhet një mrekulli për Jacob që të ecë sërish. Ai është qëlluar të paktën shtatë herë,” tha Ben Crumb, avokat i familjes.

Teksa miqtë dhe familjarët shpresojnë që ai të ecë, ata bëjnë thirrje për protesta paqësore.

“Nëse Jaceob do ta dinte se kjo do të shkonte kaq larg me dhunë e shkatërrim, do të ishte shumë i pakënaqur”, u shpreh Julia Jackson, mamaja e Jacob Blake.

Dëme të shumta, përfshirë automjete të djegura, zjarre, grafiti dhe dyqane të thyera shikohen kudo në Wisconsin dhe kudo tjetër që prej së shtunës.