Sërish lëkundje tërmeti në Kroaci, ja sa ishte magnituda

193
Sigal

Kroacia është lëkundur sërish nga një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës rihter mëngjesin e sotëm. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 5:37.

Mësohet se tërmeti kishte një thellësi 10.94 metra ndërsa epiqendra e tij ishte në qytetin Glina.

Po ashtu, tërmeti është shoqëruar nga paslëkundje në të njëjtën zonë ku më e forta ka qenë 3.6 ballë dhe gjashtë të tjera midis 2 dhe 3 ballë. Nga tërmeti ka pasur dëme materiale.

Kujtojmë se muajin e kaluar Kroacia u trondit nga një tërmet 6.1 ballë, që shkaktoi edhe viktima dhe të plagosur.