Qeveria show me vaksinat/ Shqipëria e fundit në botë për vaksinimin. Pritet Astra Zeneca, e cila përdoret për botën e tretë, por jo në BE

365
Sigal

Qeveria shqiptare vijon shoën me vaksinat që janë për botën e tretë  AstraZeneca, teksa vendet europiane si Gjermania nuk e kanë në preferencat e tyre duke e mohuar . Përpos kësaj sasia e premtuar është tepër larg pritshmërive. Vende si Austria dhe Danimarka bien dakord të prodhojnë vaksinën anti-Covid me Izraelin. që udhëheq procesin e vaksinimit në botë.

Brenda muajit shkurt, bazuar në raportimet e Ministrisë së Shëndetësisë, kanë mbërritur në Shqipëri 16 380 doza të vaksinës anticovid dhe jo 40 mijë sa deklaroi kryeministri Edi Rama. Nga verifikimi i deritanishëm, rezuton se duke llogaritur edhe dozat e mbërritura në muajin janar, në mungesë të plotë të transparencës, nuk plotësohet as gjysma e sasisë së premtuar nga kryeministri.Gjatë një deklarate për shtyp në datën 02/02/2021  kryeministri Rama njoftoi se kishte marrë konfirmimin se gjatë muajit Shkurt do të vinin mbi 40 mijë doza vaksinash anti Covid-19 nga kompania  Pfizer.Këtë deklaratë kryeministri Rama e bëri ndërsa qeveria ishte duke pritur 1170 dozat nga kjo kompani. Në Institutin e Shëndetit Publik, në Tiranë, mbërritën të hënën në mbrëmje, (02/02/2021) nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, 1 mijë e 170 vaksina anti Covid-19 të kompanisë Pfizer, (BioNTech-Pfizer).Pyetur  kompaninë, Pfizer sesa do të ishte sasia e vaksinave që kjo kompani do të dërgonte për Shqipërinë gjatë muajit shkurt :Në përgjigjen e saj kompania na njoftoi se sasia e dozave dhe koha e mbërritjes së tyre janë pjesë e një marrëveshjeje konfidenciale me qeverinë shqiptare.Nga të dhënat zyrtare të publikuara rezulton se gjatë muajit shkurt, në vendin tonë kanë mbërritur 16,380 doza vaksinash antiCovid-19. Gjatë fjalës së saj në Kuvend në 1mars 2021Manastriliu deklaroi se sot do të mbërrijnë 15,210 doza të vaksinës Pfizer.Nuk kaluan as 24 orë nga kjo deklaratë kur vetë institucioni përmes një njoftimi për gazetarët njoftoi se kjo sasi pritet të mbërrijë një ditë më vonë. Nga verifikimet e kryera, rezulton se nga rreth 40 mijë vaksinat e premtuara nga kryeministri Rama, që duhej kishin mbërritur në vendin tonë brenda muajit shkurt, ka mbërriutur më pak se gjysma.

Nga të dhënat e fundit botërore nga koronavirusi, rezulton se Shqipëria është shumë mbrapa me procesin e vaksinimit. Të dhënat tregojnë se Shqipëria renditet e parafundit në botë, sa i takon vaksinimit të popullsisë me vaksinat anti-Covid.Fatkeqësisht, Shqipëria është vetëm një hap larg Afrikës, e cila rezulton nga të dhënat se është vendi i fundit në botë për vaksinimin.

Tabela

 Gjermania , Franca dhe Suedia  i thotë ‘jo’ vaksinës AstraZeneca

Autoritetet gjermane nxorën një rekomandim që vaksina e koronavirusit e prodhuar nga Universiteti I Oksfordit dhe kompania AstraZeneca të mos përdoret tek personat e moshës 65 vjeç e lart. Vendimi njëjtë ky me Autoriteti Francez të Shëndetësisë.

Komiteti per vaksinat ne Gjermani përmendi mungesën e të dhënave të mjaftueshme nga kjo vaksinë si arsye përse konsiderojnë se të paktën për momentin, ajo nuk duhet përdorur tek grupmoshat e vjetra.

Masa e ashpër gjermane vjen pikërisht përpara vendimit që duhet të marrë Agjencia Europiane e Barnave mbi vaksinën e Astra Zeneca-s, krijuesit e së cilës insistojnë se ajo është e sigurtë dhe për moshat e thyera. Edhe kompanitë tjera, Pfizer/BioNTech, kanë njoftuar së fundmi se do të bëjnë zvogëlime në dërgesa në BE.

Kundërshtimet kontinentale ndaj vaksinës javën e kaluar erdhën midis një mosmarrëveshje të furishme midis Bllokut dhe AstraZeneca mbi furnizimin e mbetur.