Serbia kërkon ndihmën e Rusisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

485
Partia Popullore e Serbisë (SNP) i ka bërë thirrje nëpërmes një deklarate për shtyp, Qeverisë së Serbisë që të filloj një iniciativë diplomatike të fortë kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.
“Serbia duhet të nisë një thirrje publike për ndihmë nga Rusia që me diplomacinë e saj të ndikojë në numrin e vendeve anëtare të UNESCO-s për të votuar kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë”, thuhet në deklaratën e SNP-së, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, sipas SNP-së, Serbia duhet të drejtohet në diskutime me vendet BRIKS(Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika Jugore), që i quan miq të vjetër dhe të harruar disa nga ta, për të kërkuar ndihmën e tyre në votat kundër Kosovës.
Ata Kosovën e konsiderojnë si shtet të rremë dhe se nga Serbia po bëhet më e vlefshme dhe më e shenjtë, ngaqë ajo trashëgimi (në Kosovë) tregon vazhdimësinë e kombit serb që nga mesjeta.
Partia Popullore e Serbisë thotë se në trashëgiminë që ndodhet në Kosovë është mbështetur i tërë populli serb dhe se ata nuk do të lejojnë që identitetin e tyre si popull, ta merr Kosova, që cilësohet përsëri si pa identitet dhe një popull pa të ardhme.
Sigal