Sekuestrohet drogë me vlerë prej 600 mijë euro në Kosovë, 7 të arrestuar

68
Sigal

Aksioni i sotëm i zhvilluar në dhjetë lokacione në Deçan e Gjakovë ka rezultuar me arrestimin e shtatë personave, ndaj të cilëve brenda afatit ligjor do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se në komunën Gjakovës janë sekuestruara rreth 500 gram narkotikë të dyshuar të llojit kokainë, ndërsa gjatë bastisjes në komunën e Deçanit në disa lokacione  janë sekuestruara dhe asgjësuar rreth 180 bimë të mbjella të narkotikëve të llojit marihuanë, në sasi totale mbi 100 kilogramë.

Sipas prokurorisë vlera totale e drogës së sekuestruar është së paku 600 mijë euro.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar dhe armë, telefona, para kesh dhe prova të tjera materiale.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Njësitin për Luftimin e Narkotikëve, sot janë bastisur dhjetë (10) lokacione (Deçan dhe Gjakovë), ku janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit shtatë (7) persona të dyshuar për veprat penale, “Kultivimi i bimës se hashashit, shkurres se kokainës apo kanabisit” nga neni 272 dhe  “Blerja, posedimit, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 Gjatë bastisjeve në komunën Gjakovë janë sekuestruara rreth 500 gram narkotikë të dyshuar të llojit kokainë, ndërsa gjatë bastisjes në komunën e Deçanit në disa lokacione  janë sekuestruara dhe asgjësuar rreth 180 bimë të mbjella të narkotikëve të llojit marihuanë, në sasi totale mbi 100 kilogramë.

Gjithashtu, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe armë, telefona, para kesh dhe prova tjera materiale të cilat do shërbejnë për ndriçimin e kësaj çështje penale.

Vlen të theksohet se vlera totale e drogës se sekuestruara dhe asgjësuar është me se paku 600 mijë euro.

Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor kundër  shtatë (7) të pandehurve do paraqes kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente. ​