Sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe ai i NATO-s diskutojnë për Kosovën

498
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg janë takuar sot në Pentagon ku ndër temat e shumta që kanë trajtuar, raportohet të kenë diskutuar edhe për Kosovën.
Në një deklaratë të lëshuar pas takimit nga zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, thuhet se se të dy sekretarët kanë diskutuar edhe për rolin e NATO-s në Kosovë.
Në deklaratë nuk jepen detaje të tjera, se çfarë është diskkutuar konkretisht për Kosovën, por duke pasur parasysh zhvillimet e fundit rreth temës së transformimit të FSK-së dhe kundërshtimeve të hapura nga sekretari i NATO’s, Stoltenberg, nuk përjashtohet edhe kjo temë.
Stoltenberg ka qenë i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij pas dërgimit të projektligjit për ushtrinë në Kuvend nga ana e presidentit Hashim Thaçi. Ai ka deklaruar se ushtria nuk duhet lejuar që të bëhet përmes ligjit, por me anë të ndryshimeve kushtetuese. Në të njejtën frymë kanë reaguar edhe SHBA-ja, përmes ambasadorit të saj në Kosovë.
Në këtë takim, raportohet se tema kryesore të diskutimit kanë qenë ISIS, lufta kundër terrorizmit dhe kontributet financiare në NATO të shteteve anëtare.
Në deklaratën e zëdhënësit Davis, pas takimit në mes të sekretarëve Mattis dhe Stoltenberg, thuhet se ata janë zotuar që të vazhdojnë konsultimet dhe të takohen në muajt përsëri në konferencën e ardhshme të ministrave të NATO-s.
Sigal