‘Save the Children’, Nga janari, 10.300 minorenë të pashoqëruar kanë mberritur në Itali

497
Nga fillimi i vitit 2015 e deri më sot në Itali kanë mbërritur përmes detit rreth 10 300 emigrantë minorenë, 7400 prej të cilëve të pashoqëruar nga një i rritur.
Zëdhënsja e shtypit e organizatës Save the Children në Sicili, Giovanna di Benedetto ka deklaruar se mosha mesatare e miorenëve të pashoqëruar është 15-17 vjec, po nuk mungojnë dhe fëmijë të moshë 10-15 vjec.
“Një grup pune i organizatës tonë, është shprehur ajo lëvizin nga një qytezë në tjetrën në ishullin e Sicilisë për të organizuar sistemimin më të mirë të emigrantëve minorenë që mbërrijnë nga deti. Shumë prej tyre nuk dinë as ku ndodhen e as se cfarë i pret. Save the Children i komunikon infromativën legale mbi normativën italiane e europiane. Ligji italian nuk lejon që minorenët e pashoqëruar të rikthehen prapa, por lejon kërkesën e tyre për mbrotje ndërkombëtare.”
Sipas autorizimit të Ministrisë së Brendshme italiane, emigrantë minorenë sistemohen në struktura të përshtatshme e të pambipopulluara sic ndodh në kampet e tjera të emigrantëve, dhe pse sic denoncon organizata Save the Children, herë pas herë përdoren për ta, struktura me standarte të papërshtatshme.
Mbi përballimin në mënyrë sa më të përshtatshme të problemit të numrin e madh të minorenëve që mbërrijnë si klandestinë nga deti, Organizata Save the Children prej disa kohësh kërkon nga qeveria italaine hbllokimin e dekret ligji 1658 që parashikon ngritjen e një sistmi kombëtar për mikpritjen e mbrojtjen në të gjithë territorin italin të minorenëve të pashoqëëruar.”
Ndërkohë ditë pas dite, pas cdo anije e gomone emigratësh që mbërrijnë nga Mesdheu në brigjet italiane, shtohet numri i minorenve të pashoqëruar, në pritje për t’u sistemuar e për t’u njohur me të ardhmen e tyre.
Sigal