Sarajevë, arrestohet lideri i ”Aleancës për një të ardhme më të mirë të Bosnje-Hercegonivës”

500
Sigal

Fahrudin Radonçiç, një politikan i fuqishëm boshnjak si edhe pronari i gazetës më të madhe të vendit ”Dnevni avaz”, u arrestua sot, njoftoi prokuroria boshnjake, me akuza që lidhen për gjykimin e një lideri rajonal droge.
”Radonçiç, 50 vjeç, lider i ‘Aleancës për një të ardhme më të mirë të Bosnje-Hercegovinës’ dhe anëtar i parlamentit boshnjak, dyshohet për pengim të drejtësisë”, tha zyra e prokurorit në një komunikatë.
Ajo shtoi se disa ambiente ishin kontrolluar dhe se asnjë informacion tjetër nuk do të bëhej i ditur për të mos penguar hetimet.
Media boshnjake njoftoi se policia kishte kontrolluar edhe zyrat e gazetës ”Dnevni avaz” në Sarajevë.