Samiti i Zagrebit, Biden mbështet anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE

858
Zv. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, teksa ndodhej i pranishëm në samitin e Zagrebit ku morën pjesë liderët e Europës Jug-lidore, bëri me dije se ai e mbështet fuqimisht antarsimin e vendeve të Ballkanit në BE. Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se ky proces do të përmbushte ëndrrën e krijimit të një Europë të lirë dhe paqësore.
“Ne shohim përpara. Ëndrra e gjeneratës sime, por edhe e gjeneratës së babait tim, ka qënë që të shohim një Europë të lirë dhe paqësore. Në pikëpamjen time dhe në atë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, një gjë e tillë nuk mund të arrihet në rast se vendet e Ballkanit nuk integrohen plotësisht në organizmat e Bashkimit Europian.”
Më tej Biden nënvijëzoi rëndësinë e kontributit të vendeve të Europës Juglindore, në menaxhimin e krizës së emigrantëve, duke u shprehur se për t’u përballur me këtë sfidë kërkohet bashkëpunim. Në këtë samit ishte i pranishëm edhe Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, i cili gjatë fjalës së tij u fokusua pikërisht tek situata e azil-kërkuesve. Ai kërkoi që qeveritë e vendeve ballkanike të ruajnë qetësinë dhe të shmangin përshkallzimin e tensionit. Në mbyllje, Tusk tha se të gjitha resurset e Europës duhet të përqëndrohen në luftën kundër Shtetit Islamik.
Samiti i Zagrebit është mbajtur rregullisht që prej vitit 2013, me iniciativën e Slovenisë dhe Kroacisë. Kjo mbledhje mbahet në funksion të rritjes së bashkëpunimit si dhe forcimit të dialogut strategjik, midis vendeve të Ballkanit. I pranishëm në këtë samit ishte edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Sigal