Samiti i Parisit, Hollande kërkon marrëveshje serioze për klimën

445
Presidenti francez, Francois Hollande kërkoi sot një marrëveshje serioze për ndryshimet klimatike, në hapje të konferencës globale ku marrin pjesë 150 shefa shtetesh dhe qeverish.
“Kjo marrëveshje duhet të përfshijë zotimin për frenimin e rritjes së temperaturave. Për një periudhë pesëvjeçare, bazuar mbi zhvillimet e shkencës, ky frenim duhet të rishikohet dhe revizionohet sërish. Asnjë vend nuk duhet të lihet vetëm në përballjen me ndryshimet klimatike”, theksoi Hollande.
Duke folur pas një minute heshtjeje në nder të viktimave të terrorizmit në Paris, më 13 nëntor, Hollande paralajmëroi se “unë nuk përzgjedh mes luftës kundër terrorizmit dhe asaj kundër ndryshimeve klimatike”. “Ndryshimet klimatike mund të provokojnë me shumë konflikte rreth burimeve natyrore, pra ajo që rrezikon më shumë është paqja”, deklaroi Hollande.
Sigal