Rusia vazhdon bombardimet në Siri

364
Pavarësisht kritikave të marra nga vendet e koalicionit kundër Shtetit Islamik, Rusia ka vazhduar të sulmojë shënjestrat e saj edhe sot, për të katërtën ditë radhazi. Ministria ruse e Mbrojtjes bëri me dije se aviacioni i saj bombardoi të shtunën 9 pozicione të militantëve të ISIS, pranë qytetit të Rakas. 
“Gjatë 24 orëve të fundit janë ndërmarrë 20 sulme, nga të cilat raportohet të jenë shkatërruar disa baza ushtarake, përfshirë magazinat e armatimeve dhe naftës, sikurse të gjitha makineritë tokësore të zotëruara nga anëtarët e Shtetit Islamik”, deklaroi zyrtari rus. Gjithashtu, Rusia ka mohuar çdo sulm te pohuar më parë nga shtetet e tjera ndaj civilëve, duke theksuar se i është përmbajtur objektivave të saj.