Rusia shkel sërish hapësirën turke, thirret Ambasadori rus

418
Turqia ka thirrur përsëri Ambasadorin rus pas një shkelje të dytë të hapësirës së saj ajrore nga një avion rus në afërsit të kufirit me Sirinë. Ngjarja vjen menjëherë pas shkeljes së parë, ku dy avionë turq F 16 gjatë një patrullimi në zonë të shtunën pikasën një tjetër avion rus në hapësirën e Turqisë. Autoritetet turke thanë se shkelja e dytë ndodhi vetëm një ditë më pas, pra të dielën. Rusia deklaroi se shkelja e së shtunës ishte për vetëm disa sekonda dhe ndodhi si pasojë e motit të keq, por nuk pati anjë deklaratë zyrtare. 28 vende anëtare të NATO-s, në një deklaratë të përbashkët, përfshirë Turqinë, paralajmëruan Moskën se sjellje të tilla të papërgjegjshme sjellin edhe rreziqe ekstreme, duke i bërë thirrje të ndalojë sulmet.

Kurse Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se Turqia sipas të drejtave që ka, mund të kishte qëlluar mbi avionët rusë. Pas dy shkeljeve të njëpasnjëshme, kryeministri turk Ahmet Davutoglu tha se forcat e armatosura vendase janë udhëzuar që të ndalojnë çdo mjet fluturues në hapësirën turke, qoftë edhe një zog fluturues. Por ai minimizoi mundësinë e një “krize” Turqi-Rusi, duke thënë se rrugët mes dy vendeve mbetën të hapura. Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarriç, shprehu shqetësimin për rrezikun që mund të sjellë përfshirja e shumë kolacioneve në operacionet ajrore në Siri, duke thënë se situata është shumë e rrezikshme. Rusia deklaron se sulmet ajrore të saj kanë në objektiv Shtetin Islamik, kurse Shtetet e Bashkuara dhe aleatë të tyre deklarojnë se moska po sulmon opozitën siriane që lufton Presidentitn Bashar al- Asad.
Sigal