Grekët: Rikthimi i Tsipras është një shpresë për të ardhmen

469
Grekët i besuan sërish liderit të Syrizas, Aleskis Tsipras, pavarësisht zhgënjimit që përjetuan pas masave të reja shtrënguese, pavarësisht se kjo është hera e tretë që u drejtohen kutive të votimit pas atyre në muajin janar dhe pas referendumit mbi planin e shpëtimit të Greqisë, i cili gjerësisht u përkthye si votë për të qëndruar ose për të dalë nga Bashkimi Europian.
Mbështetësit e Tsipras, si Nadia Morsi, thonë se grekët me këtë votë i dhanë një mësazh të qartë që mund të ecin përpara dhe mund të arrijnë të dalin nga kjo krizë ekonomike dhe politike.
Kurse Margarita, e papunë, thotë se rikthimi në pushtet i ish-Kryeministrit i jep shpresë për të ardhmen.
“Unë jam nën një presion të madh, sepse jam e papunë, por jam e sigurtë se Tsipras dhe kjo parti do të kujdeset për njerëz unë. Besoj se tani të paktën mund të shpresoj”, thotë ajo.
“Partia e vetme që mund të sjellë shpresë është Syriza dhe bashkëpunëtorët e saj, Grekët e Pavarur. Ky është mesazhi që ata dërguan para zgjedhjeve, populli e mori atë dhe unë mendoj që njerëzit e kanë zgjedhur me mençuri”, thotë Kostas Papagianopoulos, një tjetër përkrahës i Syrizas.
Megjithatë, pavarësisht mbështetjes së popullit, Aleksis Tsipras ka detyra të vështira përpara.
E para të formojë një koalicion qeverisës në një kohë kur brenda partisë së tij ka përçarje dhe e dyta pas krijimit të qeverisë të bindë kreditorët ndërkombëtarë të lëshojë paketën e shpëtimit prej 85 miliard euro.
Sigal