“Rusia pjesë e shqetësimit të thellë të Serbisë për lirimin e Haradinajt”

452
Presidenti i ri serb, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov pas lirimit të Ramush Haradinajt nga gjykata franceze e Kolmarit.

Dy zyrtarët e lartë kanë shprehur shqetësimin e përbashkët rreth vendimit të gjykatës në Francë, duke theksuar se “kriminelët e luftës duhet të sillen përpara drejtësisë”.

Sipas mediave serbe, Ministria e Jashtme ruse e konsideron lirimin ish-kryeministrit të Kosovës “një manifestim të standardeve të dyfishta”.

Lavrov ka deklaruar se “Rusia është pjesë e shqetësimit të thellë të Serbisë në lidhje me vendimin e politizuar në mënyrë të qartë nga gjykatësit francezë, të cilët më 27 prill liruan me kusht udhëheqësin famëkeq të ekstremistëve të Kosovës, Ramush Haradinaj”, duke injoruar kështu kërkesat e Beogradit nëpërmjet Interpolit.

“Standardet e dyfishta që u treguan në Paris janë ilustrim i qartë i dështimit përpara tërë politikës agresive të projektit “Shqipëria e Madhe” që mund të shkatërrojnë stabilitetin e brishtë dhe përfaqëson një përsëritje të konfliktit të përgjakshëm në Ballkan”, thuhet gjithashtu.
Sigal