Kjo pasaportë është aq e rrallë sa që vetëm tri të tilla ekzistojnë në botë

570
Thuhet se fuqia e një pasaporte matet me numrin e vendeve në të cilat mund të udhëtohet me të, pa aplikuar për viza.
Bazuar në këtë, pasaportat gjermane janë më të fuqishmet, pasi i lejojnë qytetarët të shkojnë në 176 vende të botës pa vizë.
Përderisa miliona njerëz nuk e kanë pasaportën e “Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës”, është pikërisht kjo pse e bën atë aq të veçantë.
Vetëm tri të tilla ekzistojnë në botë. Një pasaportë të tillë mund ta kenë vetëm tre zyrtarët më të lartë në ‘Urdhrin Katolik’: mjeshtri i madh, nënkryetari i madh dhe kancelari.
Por çfarë është ky urdhër mesjetar? Emri i tij i plotë është “Urdhri Sovran Ushtarak i Shën Gjonit të Jerusalemit të Rodes dhe Maltës”.
Ky urdhër ka origjinën nga viti 1099, raporton Businesss Insider. Çdo zyrtar tjetër i këtij urdhri duhet të përdorë pasaportat e shteteve të tyre përkatëse.
Edhe më interesant është fakti se kjo lloj ushtrie nuk ka asnjë tokë të veten. Ajo kishte humbur Ishullin e Maltës më 1800 dhe që nga atëherë “toka e tyre” përbëhet nga dy prona jashtë-territoriale në Romë, nga ku i lëshojnë pullat e tyre postare, valutën dhe pasaportat.
Këto ditë, ky urdhër operon si një bamirësi mjekësore që ofron ndihmë mjekësore nëpër gjithë botën.
Sigal