Rusia ‘mposhtet’ në OKB, nuk kalon rezoluta që dënon sulmin në Siri

690
Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka hedhur poshtë rezolutën e propozuar nga Rusia me të cilën do të dënohej “agresioni” i SHBA-ve dhe aleatëve të saj kundër Sirisë.
Pro rezolutëa kanë votuar Rusia, Kina dhe Bolivia, kurse tetë shtete ishin kundër, katër shtete kane abstenuar.
Në mesin e shteteve që abstenuan ishin Peruja, Etiopia, Kazakistani dhe Guineja Ekuatoriale.
Për rezolutën u votua në fund të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të ftuar nga Rusia.
Për miratimin e rezolutës ka qenë e nevojshme mbështetja e 9 shteteve dhe se njëra nga 5 vendet anëtare të përhershme të KS së OKB-së Rusia, Kina, SHBA, Franca dhe Britania mos vënë veto.
Rusia sot më herët gjatë ditës kishte propozuar rezolutë në Këshillin e Sigurimit me të cilën e dënonte “agresionin” e SHBA-ve dhe aleatëve të saj kundër Republikës Arabe të Sirisë për shkak të shkeljes së të drejtës ndërkombëtare dhe kartës së OKB-së.
SHBA, Britania dhe Franca njoftuan se kanë kryer sulme ajrore ndaj Sirisë pasi që kanë marrë konfirmime dhe prova se armata siriane kishte përdorur gaz helmues vikendin e kaluar në Duma të Sirisë.
Sigal