Rusët nisin sërish bombardimet, sulmojnë ndërtesat e banimit në Kharkov

173
Sigal

Mediat e huaja kanë publikuar pamje të reja nga Kharkovi.

Ata pretendojnë se qyteti është sulmuar sërish nga forcat ruse, të cilat nuk kanë kursyer ndërtesat e banimit.

Nuk dihet deri më tani nëse ka viktima, por vlen të përmendet se qyteti po bën rezistencë të fortë për të mos iu dorëzuar armikut.

Rusia ndërkohë ka nisur një ofensivë masive, për të marrë sa më shumë qytete nën kontrollin e saj, me qëllimin për të arritur një pushtim të plotë të Ukrainës.

Ky pushtim, ka hasur kundërshtime të shumta nga vendet perëndimore, që deri më tani kanë ndërhyrë nëpërmjet sanksioneve financiare, që kanë shkaktuar jo pak dëme për ekonominë ruse.

Rusët nisin sërish bombardimet, sulmojnë ndërtesat e banimit

Rusët nisin sërish bombardimet, sulmojnë ndërtesat e banimit

Rusët nisin sërish bombardimet, sulmojnë ndërtesat e banimit