Rusët ndërpresin energjinë në Çernobil, Ukraina: Europa mund të goditet nga një rrezatim shkatërrues

137
Sigal

Autoritetet në Ukrainë paralajmërojnë se Europa mund të goditet nga një rrezatim shkatërrues i çliruar nga zona bërthamore e Çernobilit, pasi trupat ruse kanë ndërprerë energjinë elektrike. Centrali i cili u sulmua nga forcat ruse muajin e kaluar, aktualisht s’ka furnizim me energji.

Ministri i Jashtëm Ukrainas, Dmytro Kuleba tha se pas kësaj, sistemet e ftohjes së objektit të depozitimit të karburantit bërthamor do ndalojnë, duke bërë që rrjedhjet e rrezatimit të jenë të pashmangshme.

Më herët, kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës tha se nëse ndërprerja e energjisë elektrike shkakton një rrjedhje, ajo mund të përhapë materiale radioaktive në ajër.