Rrugët e Jeruzalemit / Mbi 1 mijë hebrenj ultra-ortodoksë thyejnë rregullat e Covid

214
Sigal

Rreth 1.000 hebrenj ultra-ortodoksë mbushën rrugët e Jeruzalemit të enjten, duke thyer rregullat izraelite të bllokimit . Ata morën pjesë në  funeralin e një udhëheqësi të shquar, i cili vdiq nga Covid-19.

Rabini Aharon David Hadash, udhëheqësi shpirtëror i seminarit Mir Yeshiva të Jeruzalemit vdiq më herët të enjten në mëngjes, dy muaj pasi doli pozitiv dhe u shtrua në spital për Covid-19.

Kufizimet  për shkak të pandemisë në Izrael ndalojnë tubimet në 10 persona brenda dhe 20 jashtë.

Gjatë mbledhjeve të lejuara, të tilla si dasma dhe funerale njerëzve u kërkohet të mbajnë një distancë prej dy metrash sa më shumë që të munden, dhe të mbajnë maska ​.

Ndërkohë, pamjet treguan sot rrugët përreth ku u mbajt varrimi, një turmë të madhe njerëzish të veshur me veshje tradicionale ortodokse.

Sipas kanalit izraelit të lajmeve Ynet, shumica e të pranishmëve në funeral nuk pranuan të mbanin maska, megjithëse fotografitë tregonin pjesën më të madhe me maska.

Policia izraelite ishte në vendin e ngjarjes, duke inkurajuar njerëzit të mbanin një distancë dhe të respektonin rregullat e koronavirusit.