Rritje e lehtë e fataliteteve nga Covid-19 në Itali, ulet numri ditor i të infektuarve

272
Sigal

Rritje e lehtë e numrit të fataliteteve nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali.

Regjistrohen 179 viktima nga Covid-19, ndërsa të dielën pati 165.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në vend rritet në 30,739.

Ndërkohë, numri i të infektuarve brenda ditës qëndroi sërish nën 1,000 për të dytën ditë radhazi.

Sipas autoriteteve të shëndetit, gjatë ditës së sotme janë regjistruar 744 raste të reja me koronavirus, ndërsa dje ishin 802.

Numri i rasteve të reja brenda ditës ishte më i ulëti që nga 4 marsi ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve rritet në 219,814.

Po ashtu, që nga fillimi i epidemisë e deri më tani të paktën 106,587 persona janë shëruar nga koronavirusi.

***

Koronavirusi në botë:

Koronavirusi sipas shteteve: