Rrëzohet helikopteri, ndërrojnë jetë tre persona

120
Sigal

Një helikopter është rrëzuar në Baden- ëuerttemberg në Gjermani të dielën.

Si pasojë e rrëzimit të mjetit ajror, kanë humbur jetën tre persona që ndodheshin në bord.

Dyshohet se në bord mund të ketë pasur edhe persona të tjerë të cilët mund të jenë zhdukur.

Hetuesit po mundohen të kuptojnë se nga cili vend është nisur helikopteri Robinson R44.

Një zëdhënës i Policisë tha se sapo të kuptohet kjo do të bëhet e ditur edhe se sa persona ishin brenda helikopterit.

Helikopteri u rrëzua të dielën pasdite në një mal në Buchen, afër kufirit me Hessen dhe Bavarinë.

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet. Mbetje të helikopterit u gjetën të shpërndara për qindra metra në mes të malit, sipas zëdhënësit të Policisë në vendngjarje.

Sipas të dhënave nga Byroja Federale e Hetimit të Aksidenteve Ajrore, aksidentet e helikopterëve janë të rralla.