Pas shenjës për të ndaluar nga policia, një shqiptar nuk është bindur madje duke rrezikuar përplasjen e dy karabinierëve. I arratisuri përfundimisht u ndalua dhe u arrestua nga karabinierët Sesto.
Ngjarja ka ndodhur në Monza, Itali dhe protagonist ka qenë një 30-vjeçar shqiptar.
Shqiptari, i njohur për policinë me pseudonime të ndryshme për të cilin ishte lëshuar një urdhër-ndalimi për shfrytëzim prostitucioni, tentoi t’i ikte postbllokut të forcave të rendit.
I arratisuri po ngiste një Fiat Punto kur pa karabinierët. Ai fillimisht ngadalësoi shpejtësinë por papritmas shtoi shpejtësinë duke rrezikuar jetën e dy efektivëve.
Pas një ndjekjeje si nëpër filma, 30-vjeçari shqiptar u ndalua por sërish bëri rezistencë.
Ai doli nga makina dhe u hodh në në çatinë e makinës së karabinierëve dhe tentoi të arratisej në këmbë. Por ai u ndalua dhe u dërgua në burg në Monza.
Përveç akuzës për rezistencë, shqiptari do të duhet të paguajë edhe dëmet materiale.