Zgjidhen dy anëtarët e rinj të KLP-së, zbulohen emrat

229
Sigal

Zgjidhen dy anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Prokurorja e Beratit Elona Goxhi dhe prokurori i Apelit Durrës, Moisi Duda, janë anëtarët e rinj të KLP-së.

Rezultatet e votimit:

Eloida Goxhi me 104 vota, anëtar i KLP nga shkalla e parë Berat

Albert Kuliçaj, prokuror i Vlorës, mori 47 vota

Elona Alvora, prokurore e Vlorës, 9 vota

Zeqir Hoda, prokuror i Tiranës, 91 vota

9 vota janë shpallur të pavleshme

Ndërkohë Moisi Duda u zgjodh automatikisht pasi nuk kishte kandidat.

Dy anëtarët e rinj të KLP zëvendësojnë anëtarët e shkarkuar nga vetingu, Arben Dollapaj dhe Besnik Cani.