Rrëfimi në gjuhën shqipe i të riut kosovar me ISIS

Një i ri shqiptar nga Kosova, i cili i është bashkuar ISIS, ka bërë një rrëfim në gjuhën shqipe. Abud Tarabi tregon se si e mori rrugën për në Siri dhe për të luftuar si ja kanë “shpërlarë” trurin, duke menduar se rruga në të cilën ai do ta merrte është rrugë e Allahut. Sipas tij, kjo ishte rruga që mendonte se do ta ngriste fjalën e Allahut, siç e quan ai “Fis-ibi-li-ilah”. Ai tregon se ka qëndruar 4 vite në tokën siç ai e quan të xhihadit dhe sipas tij kjo është një përvojë e paharrueshme për të. “Është një përvojë e paharrueshme, jam kanë në masekeshim Sylejman, aty kemi bërë ushtrime ushtarake, përgatitje për xhihad dhe pas një kohe të shkurtë na kanë rrethuar grupi i Gjij Shij Kurit, që quhet me emrin ”Zinki”, pas një rrethimi të një 10 ditë ditore, aty jemi kanë të dobët, pa armë, pa municion, pa ushqim dhe rrethimi ka qenë i pa pritur. Nga sulmi që na bëri ky grup u sulmuam shumë vëllazni, ku kanë rënë shehid disa vëllazni”, rrëfen xhihadisti nga Kosova. 
Sigal