Rrëfimi i mjekut të infektuar me koronavirus: Ja si shfaqen shenjat, ditë pas dite

621
Sigal

Një mjek që u diagnostikua me koronavirus ka dhënë një pasqyrë të sinqertë për simptomat e përditshme të sëmundjes në mediat sociale.

Doktor Yale Tung Chen, 35 vjeç, nga Spanja , i cili u infektua ndërsa po kuronte pacientët në Spitalin Universitario La Paz në Madrid, ka ndarë gjithçka rreth sëmundjes, ashtu si e kaloi ai ditë pas dite.

Mjeku i urgjencës postoi eko dhe renditi simptomat e tij të përditshme në një përpjekje për t’i dhënë botës një pamje se si sëmundja përparon në trup.

Ja një pjesë e shënimeve të tij të postuara në Twitter, siç raporton Daily Mail.

“Dita 1 pas diagnostikimit me #COVID. Dhimbje fyti, koke (e madhe), kollë e thatë. Nuk ka anomali në mushkri”.

“Dita 2 pas diagnostikimit #COVID. Më pak dhimbje të fytit, kollë dhe dhimbje koke (faleminderit zotit!)”.

“Dita 3 pas diagnostikimit #COVID. Pa dhimbje të fytit dhe të kokës. Por dhimbjet në gjoks janë evidente. Diarreja filloi, kolla për fat të mirë u përmirësua”.

Mjeku spanjoll i tha LBC News : “Në fund të turnit fillova të mos ndihesha mirë. Në atë moment, pyesja veten nëse mund të ishte koronavirus,

Por nuk kisha kontakte epidemiologjike për të justifikuar frikën time.”

Në përpjekje për të mbrojtur gruan e tij dhe fëmijët nga kërcënimi edhe më i vogël, mjeku vendosi për t’u testuar dhe rezultoi pozitiv.

Ai vazhdoi: ‘Që nga ai moment, unë u izolova në një dhomë në shtëpinë time dhe shmangia çdo kontakt me këdo në shtëpi.’

“Kjo është ndoshta pjesa më e vështirë, të mos jem në gjendje të jem me familjen time, fëmijët e mi, në këtë moment”, shkruan ai.