Regjisori iranian fiton çmim në ‘Oscar’, por ligji i Trump nuk e lejon të marrë trofeun në ceremoni

427
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars 2017” në sallën “Dolby” të Hollywoodit, regjisori iranian Asghar Farhadi, fitoi çmimin “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”, për filmin “The salesman”. Por, ai kishte zgjedhur të dërgonte një letër në të cilën shkruhej se i vjen shumë keq që nuk ishte i pranishëm në sallë për të marrë një ndër trofetë më të rëndësishme të jetës së tij, dhe kjo për shkak të disa çështjeve politike. Regjisori iranian Farhadi nuk mundi dot të ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për shkak të vendimit të presidentit Donald Trump lidhur me moslejimin e hyrjes së vizitorëve në SHBA nga shtatë vende myslimane të botës.
Sigal