Dita e dhjetë – Vazhdon qëndresa e PD në “çadrën e lirisë” për zgjedhje të lira

531
Ka hyrë në ditën e dhjetë protesta e opozitës, e cila prej 18 shkurtit është ngujuar në “çadrën e lirisë”. Qëllimi është një dhe i vetëm, zgjedhje të lira dhe të ndershme që të drejtohen nga një qeveri teknike.

Dhjetëra qytetarë të ndodhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, mbështeten edhe nga deputetë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike.

Një ditë më parë, kreu i PD Lulzim Basha në krah të përfaqësuesve të CDU, Parti e kancelares gjermane Angela Merkel përsëriti edhe një herë se protesta nuk do të ndalet dhe sheshi nuk do të lirohet derisa të arrihet fitorja.
Sigal