Reagon qeveria: Ushtria e Kosovës ka kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit

73
Sigal

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri.

Me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Mehaj tha se Ushtria e Kosovës ka kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të Kosovës.

“Ushtria e Republikës së Kosovës me kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit tonë”, ka shkruar Mehaj.

Ministri Mehaj ka shtuar se janë duke vazhduar me zhvillimin dhe avancimin e forcave të Kosovës sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-së.

“Për pjesëmarrje efektive në operacione ndërkombëtare të paqes në ndërveprim dhe përkrah forcave aleate të prirë nga ShBA. Detyra, nderi dhe atdheu mbi të gjitha!”, ka theksuar Mehaj.