Tragjedi në Afganistan, shkon në 1 mijë numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm, mbi 1500 të plagosur

138
Sigal

Ka shkuar në 1 mijë numri i viktimave nga tërmeti prej 6.1 shkallësh që goditi të mërkurën Afganistanin. BBC raporton se janë plagosur mbi 1500 të tjerë.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti goditi rreth 44 kilometra nga qyteti Khost, pranë kufirit me Pakistanin.

“Lëkundje të forta dhe të gjata”, postoi një banor i kryeqytetit afgan, Kabul, në faqen e internetit të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

“Ishte i fortë”, tha një banor i qytetit veriperëndimor pakistanez të Peshawarit.

EMSC-ja tha se fuqia e tërmetit ishte 6.1 shkallë, ndonëse USGC tha se ishte 5.9.