Policia e Kosovës: Nuk ndodhet në asnjë rajon, Lavdrim Muhaxhiri

653
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth operacionit të sotëm në Hanë të Elezit, ku është arrestuar një 44-vjeçar me inicialet S. I, i dyshuar për terrorizëm. Drejtori i Njësisë Anti-Terrorizëm, Luan Keka ka thënë se aksioni për arrestimin e të dyshuarit ka filluar muaj më parë në bashkëpunim me policinë dhe prokurorinë italiane, pasi i dyshuari kishte jetuar në Itali.

Sipas tij, në Itali janë edhe dy të dyshuar kosovarë për terrorizëm për të cilët po hulumtohet në katër lokacione të ndryshme për t’i penguar në marrjen pjesë në ndonjë sulm eventual terrorist. Keka gjithashtu ka bërë të ditur se Lavdrim Muhaxhiri nuk gjendet në vendet e rajonit, pasi policia nuk ka informacione për këtë. Mirëpo, ai tregoi se Policia e Kosovës prej kohësh ka shtuar masat e sigurisë në kufijtë e vendit, në mënyrë që hyrja e mundshme e të dyshuarve të eliminohet.
Sigal