Qeveria gjermane udhëzon qytetarët të kenë rezerva për rast emergjent

386
“Popullsia udhëzohet të rezervojë një depozitë individuale ushqimesh për dhjetë ditë”, citon gazeta “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” (FAS) duke iu referuar një koncepti për mbrojtjen civile, që qeveria do ta miratojë të mërkurën (24.08). Sipas këtij raporti, popullsia duhet të jetë në rast emergjence e aftë për vetëmbrojtje përpara se të ndërmerren masat shtetërore, për të garantuar mjaftueshëm sipas eventualitetit ushqime, ujë, energji dhe para në dorë.

Dy litra ujë për person në ditë

Si rrjedhojë popullsia do të udhëzohet, që të jetë e përgatitur të vetëkujdeset për një furnizimin fillestar për pesë ditë me dy litra ujë në ditë për person, thuhet në një tekst të përpiluar nga Ministria e Brendshme. Sipas “FAS” bëhet fjalë për strategjinë e parë për mbrojtjen civile që pas fundit të Luftës së Ftohtë në vitin 1989. Kjo strategji u mandatua në vitin 2012 nga Bundestagu. Në konceptin e përshkruar në 69 faqe thuhet, se “nuk ka gjasa për një sulm ndaj territorit të Gjermanisë, që kërkon mbrojtjen konvencionale të vendit”. Megjithatë është e nevojshme “që të ketë një përgatitje të përshtatshme për zhvillime me kërcënim të ekzistencës, që parimisht nuk mund të përjashtohen në të ardhmen”.

Se si duhet të jenë masat e përkujdesit për rastin e katastrofave, për këtë informon “Enti Federal për Mbrojtjen e Ppopoullsisë dhe Ndihmën në raste Katastrofash (BBK). Në faqen e internetit të këtij enti ka një listë informacionesh për përkujdesin personal në rast emergjence – Checklisten zur persönlichen Notfallvorsorge – ushqime dhe ujë, artikuj higjenikë e deri tek farmacia e shtëpisë.

Masa të pamjaftueshme paraprake

Një tjetër temë e rëndësishme e këtij koncepti është edhe vetëmbrojtja e organeve shtetërore. Në rast të spostimit nga vendi i shërbimit duhet të merren masa “për të garantuar funksionimin e një autoriteti shtetëror në një vend të mbrojtur”, citon gazeta FAS. Masat e deritanishme nuk janë të mjaftueshme. Ndaj duhet që Këshilli Federal të merret me këtë çështje.
Sigal