Qeveria Gjermane, ka dërguar 950 trupa në Mesdhe për kapjen e trafikantëve

434
Qeveria gjermane vendosi sot dërgimin e 950 trupave në detin Mesdhe duke rritur kështu numrin e personelit për kapjen trafikantëve të qenieve njerëzore. Dy anijeve ekzistuese të shpëtimit dhe grupit të mbledhjes së të dhënave, i shtohen një fregatë dhe një anije me furnizime me një personel prej 320 ushtarësh, manovër kjo që filloi në maj. Qëllimi i kësaj ka të bëjë me kapjen e anijeve të përdorura nga trafikantët që operojnë në Gjirin e Libisë. Duke qenë se ky mision mund të kërkojë edhe përdorimin e forcës, parlamenti gjerman duhet të japë miratimin e tij për zbarkimin e trupave.
Bundestagu ka gjasa ta miratojë këtë masë në fillim të muajit tetor. Shtetet anëtare të BE-së miratuan ditën e hënë shtrirjen e operacionit. Me anë të kërkesës për solidaritet brenda Bashkimit Evropian, ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe ajo e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen shpresojnë që misioni të japë efekt frenues. Rreth 2.620 emigrantë dhe refugjatë kanë vdekur gjatë këtij viti në për pjekje për të kaluar detin Mesdhe, nga Libia për në Itali, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM)
Sigal